Kryeministri Edi Rama i është rikthyer turit me diasporën dhe sot po zhvillon një takim me shqiptarët në Kretë. Takimi mbahet stadiumin “Kladiddos”. Drejtuesi politik i PS për diasporën, Taulant Balla u bëri thirrje shqiptarëve që më 11 maj të votojnë për të marrë pasaportën e BE.
Të dielën, më 30 Mars, kryesocialisti do të jetë në Athinë ndërsa më 13 Prill do të jetë në Milano, ku edhe do të përmbyllë turin e diasporës. Ky do jetë takimi i tretë që kryeministri bën me diasporën shqiptare në shtetin fqinj.