Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja përmes një postimi në rrjetet sociale ka replikuar me drejtuesin e qarkut politik të PD-së në Lezhë Agron Gjekmarkaj.
Manja shkruan se Gjekmarkaj duhet të bëj vetë politikë dhe jo sipas kryedemokratit Sali Berisha.
Ministri i drejtësisë shprehet gjithashtu se At Gjergj Fishta dhe At Zef Pllumi nuk duhet të përdoren për politikë
“Më thanë që më paske kthyer përgjigje, o profesor!
E si paske thënë sonte aty te salla e vogël në Lezhë, nga ku prezantove dy miqtë e tu, që po të digjet zemra ti shohësh në parlament, o profesor?
Që ke At shpirtëror At Zef Pllumin? Dhe që duhet të skuqemi kur ja zëmë emrin me gojë Fishtës?! Që e duam Fishtën patronazhist?!
Eh, mor profesor, kanë filluar të të përzihen mendimet keq, kanë filluar të të bëhen kaçurrel.
Që At Gjergj Fishta dhe At Zef Pllumi janë ashta e kombit, do ta thotë historia jetë e mot, sa të ekzistojë kombi shqiptar; dhe që dikush duhet të skuqet pse i përdor këto dy fibra kombëtare se ja do puna për fushatë, këtu ke të drejtë, o profesor Agroni! Këtu ke plotësisht të drejtë!
Unë të thashë që bëj politikë me mendjen e profesorit dhe jo të doktorit tënd, se me mend e tij vetëm “dokrra hinit” nxjerr prej goje. Por po shoh që janë duke t’u bërë lëmsh mendimet, e të tjera “dokrra hinit” do t’u thuash lezhjanëve. Por ndaje mendjen, profesor: ke At shpirtëror, At Gjergj Fishtën dhe At Zef Pllumin, apo At Sali Komunistin?