Kryeministri Edi Rama në daljen e tij në rubrikën “Sy më Sy”, u ndal tek projektet e realizzata ndër vite. Rama u shpreh se investimet në spitale kanë sjellë ndryshime të dukshme.

Ai shtoi se u gjetën në kushtet Jo të duhura, ndërsa nënvizoi se janë rindërtuar 53 spitale, 10 prej tyre nga e para.

“E dini se sa pensionistë përfitojnë barna të rimbursueshme. Janë 210 mijë pensionistë. Po pagat e mjekëve? 490 euro në vitin 2013, 1670 euro në vitin 2024. Po paga mesatare 1670 euro. 490 ishte. Po paga mesatare e fermerëve, ishte 280 euro sa gjysma e pagës minimale sot. 850 euro është bërë. Po urgjenca mjekësore? 100 autoambulanca si karroca e Abdylit. E zënë ishte urgjenca nuk merrje dot në telefon. Sot 320 autoambulanca të reja të mirëpajisura me të gjitha mjetet jetë shpëtuese dhe 15 minuta nga marrja e njoftimit”, tha Rama.