Nëntë anëtarë të Clan del Golfo, karteli më i madh i drogës në Kolumbi, u vranë në një bombardim nga forcat e armatosura në pjesën veriperëndimore të vendit. Presidenti kolumbian, Gustavo Petro u shpreh se operacioni u krye në Segovia, e njohur për minierat e arit, në provincën e Antioquia, një bastion ku banda kontrollon rrugët e trafikut të drogës.
Kjo zonë gjithashtu ka miniera ari që funksionojnë ilegalisht, shfrytëzojnë migrimin e parregullt dhe angazhohen në zhvatje dhe trafikim njerëzor për të ardhura të larmishme. Ish-udhëheqësi i saj famëkeq, i njohur me pseudonimin Othoniel, u arrestua në vitin 2021 dhe u ekstradua në SHBA një vit më vonë.
Petro mbrojti fillimin e negociatave të paqes që do të çonin në çarmatimin dhe shpërbërjen e kartelit, një grup pasardhës i paraushtarakëve të ekstremit të djathtë që kishte arritur kulmin e fuqisë së tyre në vitet 1990 dhe 200. Megjithatë, kontaktet që u tentuan rezultuan të pafrytshme.
Në fillim të vitit 2023, Petro shpalli një armëpushim të njëanshëm me kartelin, por armëpushimi u prish tre muaj më vonë. Në vitin 2023, prodhimi i kokainës në Kolumbi arriti një nivel rekord prej 2600 tonësh në vit, ashtu si edhe zona ku kultivohet koka, bima gjethet e së cilës janë lënda e parë në prodhimin e drogës.