Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi raportohet se ka mbërritur në Kosovë për herë të dytë brenda pak ditësh, këtë herë për të vizituar varrin e babait të tij.
Babai i ish-kryeministrit Thaçi, Haxhi Thaçi ndërroi jetë pak ditë më parë dhe u varros në Skënderaj.
Thaçi nuk u lejua nga Gjykata Speciale e Hagës që të shkonte në Kosovë në ditën e varrimit, ndërsa sipas raportimeve nga mediat në Kosovë, ish-kreu i PDK ka marrë lejen për të shkuar sot në vendlindje.
Ai ishte pak ditë më parë në Prishtinë, ku vizitoi të atin në QKUK, i cili ndodhej në gjendje të rëndë për jetën.