Drejtori i Magjistraturës Arben Rakipi ka folur për emisionin e gazetares Elona Meço në RTSH dhe midis shumë opinioneve mbi drejtësinë, ish-Kryeprokurori ka folur dhe për një draft ligjor që duket se do të jetë debate më i madh publik i muajve në vijim.

Arben Rakipi ka thënë se kjo është plagë e madhe sociale dhe se ai personalisht nuk do të jetë kurrësesi dakord në raportin personal mbi këtë çështje, por sipas ti ky është një legjislacion që shoqëritë kanë nisur ta pranojnë.