Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje të takimit të mbajtur në 7 dhe 8 mars në Pallatin e Brigadave, me drejtuesit politikë të qarqeve dhe ministrat e qeverisë.

Videoja shoqërohet me titullin ‘kantieri Shqipëria 2030’ që nënkupton përgatitjen e programit politik dhe ekonomik me të cilin PS jo vetëm do të kërkojë votën e shqiptarëve në zgjedhjet e 11 majit por dhe do të fusë Shqipërinë në BE brends 2030-ës.

Gjatë dy ditëve të takimit burimet bëjnë me dije se është diskutuar për programin e Partisë Socialiste në çdo sektor, dhe retorikën politike që do duhet të zbatojnë në terren me qytetarët, “Me ne drejt BE, me ata në kënetë”.