Kryeministri Rama u ndal sot në Gjirokastër ku vizitoi Pallatin e Sportit si dhe sheshin e ri “Çerçiz Topulli”, të cilat janë transformuar.

I shoqëruar nga kryebashkiaku Flamur Golemi dhe nga ministrja e Kulturës dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, ata u ndalën fillimisht në ambientet e Pallati të Sportit.

Sheshi i “Çerçiz Topullit” gjithashtu ka marrë formën përfundimtare dhe është në dispozicion të qytetarëve, duke u kthyer në një tjetër atraksion për qytetin.

“Projekti vazhdon, ka një pjesë tjetër po kur të vini herën tjetër do t’ua tregojmë që vazhdon dhe lidh këtë pjesë këtu me kalldrëmet ‘shtrat kronjtë’ që quhet dhe ka rijetëzuar gjithë zonën. Kanë filluar blerjet e të gjitha shtëpive që ishin të rrënuara praktikisht edhe po kopjojnë në kuptimin e mirë të fjalës, njëri-tjetrin sepse praktikisht, kjo këtu është hotel, aty është qendra kulturore e fëmijëve që ka gjithmonë aktivitete e kurse të ndryshme. Ky sheshi këtu dhe ky kthehet gjithmonë në një shesh aktivitetesh sidomos kur fëmijët e shkollave kanë aktivitete dhe pastaj vijon gjithë komunikimi në lagjet e poshtme”, u shpreh ministrja Kumbaro.