Një studim nga Universiteti Yale pretendon se çrregullime mendore, të tilla si skizofrenia, mund të identifikohen apo diagnostikohen nga perceptimi vizual. Gjetjet, të publikuara në “Communications Psychology”, mund të transformojnë mënyrën se si sëmundjet mendore, si skizofrenia, diagnostikohen.

Si u zhvillua studimi

Pjesëmarrësit e studimit u ulën para një ekrani dhe iu kërkuar të shikonin disa pika që lëviznin. Në disa raste, skenari ishte i tillë që një pikë ndiqte një tjetër, ndërsa në të tjera nuk kishte asnjë ndjekje. Ajo që pjesëmarrësve iu kërkua të bënin ishte të identifikonin nëse kishte apo jo një element përndjekjeje. Studiuesit zbuluan se njerëzit me prirje të të menduarit paranojak dolën me rezultate negative në test, duke raportuar më shpesh – dhe me më shumë besim – se panë pikat të ndiqnin njëra-tjetrën aty ku në fakt nuk kishte asnjë lëvizje.

Paranoja lidhet me atribuimin e gabuar të qëllimeve të këqija ndaj të tjerëve, ndërsa mendimi teleologjik i atribuon një qëllim më të thellë ngjarjeve. Sipas ekspertëve, këto janë dy gjendje që lidhen me psikozën dhe skizofreninë, por ato kanë gjithashtu një ndryshim kryesor: Ndërsa paranoja zakonisht ka një konotacion negativ, të menduarit teleologjik priret të jetë neutral ose pozitiv.

Rezultatet e studimit zbuluan një fakt tjetër interesant: Kur pjesëmarrësve iu kërkua të identifikonin se cila pikë ishte ajo që përndiqte dhe cila ishte ajo që përndiqej, përgjigjet ndryshonin në varësi të faktit nëse pjesëmarrësit shfaqnin shenja paranoje apo teleologjie.4

“Individët me paranoja kishin vështirësi të identifikonin se cila pikë po ndiqej, ndërsa individët me teleologji të lartë kishin vështirësi në identifikimin e pikës që po ndiqej”, shpjegoi autori kryesor Dr. Santiago Castiello.

Kjo mospërputhje tregon se të dy çrregullimet udhëhiqen nga mekanizma të ndryshëm njohës, gjë që është thelbësore të merret parasysh në strategjitë e ardhshme diagnostikuese dhe terapeutike.