Vendi ynë edhe këtë të diel do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh nga orët e mesditës fillimisht përgjatë vijës bregdetare e pjesërisht në veri.
Vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, në zonën e veriperëndimit reshjet parashikohen me intensitet mesatar shoqëruar nga shkarkesa elektrike.
Nga orët e mesditës reshjet humbasin intensitet në veri ndërsa në qendër e jug reshje shiu me intensitet deri mesatar më pas ndërprerje graduale e reshjeve të shiut nga orët e pasdites e më pas.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi 10-12 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.