Kryeministri Edi Rama bën thirrje sërish thirrje për të votuar atë dhe PS-në në zgjedhjet e 11 majit.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kreu i qeverisë i drejtohet qytetarëve duke u thënë se vota do të shërbejë për të futur Shqipërinë në BE dhe për të marrë pasaportën e Bashkimit Evropian.

“VOTO 5

Je demokrat?

Merr shembull nga rinia demokrate e Vlorës, bashkohu me ta, me mua dhe PS në 11 maj, jo për t’u bërë socialist po për të futur Shqipërinë në Bashkimin Europian, e për të marrë pashaportën e BE-së, duke u bërë më në fund, europianë të barabartë mes europianëve, me ligj, me zakon, me vulë e flamur”, shprehet ai.