Prej orës 10:00 kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetari i PS-së po vijon takimet individuale me drejtuesit politikë të qarqeve me të cilët po diskuton rreth emrave të kandidatëve për deputetë me të cilën PS do të dalë në zgjedhjet e 11 majit.

Rama u largua nga vila 30 për të vijuar pasdite takimet me drejtuesit politikë të qarqeve me të cilët ende nuk është takuar.

Takimet që do të vijojnë pasdite:

Me Belinda Ballukun drejtuese politike e qarkut të Fierit
Eduard Shalsin, drejtues politik të qarkut të Kukësit
Ogerta Manastirliun dhe Elisa Spiropalin drejtuese të qarkut në Tiranë
Ervin Demo, drejtues politik i qarkut të Beratit
Arbjan Mazniku, drejtues politik i qarkut të Elbasanit

Me kë u takua paradite?

Gjatë paradites u takua me Blendi Klosin, drejtuesi politik i qarkut të Dibrës
Mirela Kumbaro, drejtuesja politike e qarkut të Gjirokastrës
Ulsi Manja drejtues politik i qarkut të Lezhës
Emirjana Sako, drejtuese politike e qarkut të Durrësit
Benet Beci, drejtuesi politik i qarkut të Shkodrës
Bledi Çuçi, drejtues politik i qarkut të Vlorës
Niko Peleshi, drejtues politik i qarkut të Korçës