Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim të tretë me shqiptarët në Greqi, këtë herë duke u ndalur në ishullin e Kretës.
Takimi do të mbahet sot në orën 18:00 në stadiumin “Klassidos”, ndërsa pason dy takime të mëparshme me diasporën shqiptare në shtetin helen.
Rama zhvilloi takimin e parë me shqiptarët në Athinë, duke çelur njëkohësisht edhe turin e tij të lajmëruar asokohe me diasporën në Evropë dhe më gjerë.