Start up-i inovativ që mban emrin e Mira Muratit ka bërë që qeveria shqiptare të rishikojë për herë të parë buxhetin e shtetit, në mënyrë që 10 milionë dollarë shkojnë për financimin e projektit “Machine Thinking Lab”. Lexo.al ka siguruar aktin normativ në të cilin thuhet se ky start up është një nga projektet më inovative në nivel global në fushën e Al dhe që do të tërheqë investitorë ndërkombëtarë dhe do të pozicionojë vendin tonë si një qendër për kërkimin dhe zhvillimin e AI.

Me vlerën prej 10 milionë dollarësh, qeveria shqiptare do të jetë aksionere në këtë projekt dhe ndaj Ministria e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit ka përcjellë kërkesën për financimin e pjesëmarrjes së Qeverisë shqiptare në projektin “Machine Thinking Lab”. Financimi sipas relacionit do të mbulohet nga Agjencia e Adminsitrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe konfiskuara.