Simboli i shenjës së dytë të horoskopit është demi. I sunduar nga Afërdita, Demi i përket shenjave të Tokës dhe karakterizohet nga personaliteti i tij me këmbë në tokë dhe solid, por edhe dashuria për luksin. Të famshëm të shenjës së demit janë janë: Jack Nicholson, Adele, Gigi Hadid, Miranda Kerr, Kelly Clarkson, Jessica Alba, Barbra Streisand, George Clooney dhe Nikos Aliagas.

Me sezonin e Demit që fillon më 21 Prill, lexoni më poshtë pesë nga tiparet e tyre më të çuditshme që mund të mos i keni ditur.

Janë dembelë

Qetësia e tyre e pabesueshme dhe nevoja për relaks perceptohet nga shumë si dembelizëm. Ndonjëherë ata janë, pasi duan të shijojnë qetësinë e tyre dhe nuk u pëlqen kur planet që kanë për t’u relaksuar iu prishen.

Kanë shpërthime të papritura

Pavarësisht se sa të qetë duken, nëse dikush futet diku pa radhë, prisni shpërthime të papritura. Kokëfortësia e tyre është e papërshkrueshme, ndaj është i pafat kushdo që i has kur janë të zemëruar.

Ata mbështeten shumë tek vetja dhe nuk kërkojnë lehtësisht favore. Pavarësia është shumë e rëndësishme për ta, por jo për të dashurit e tyre. Demi mund të bëhet jashtëzakonisht posesiv ndaj njerëzve që ka pranë vetes. Ai kërkon kërkojnë siguri, besim dhe stabilitet në marrëdhënie.

Ka kujtesë shumë të mirë

Njerëzit e kësaj shenje i mbajnë mend gjërat që nga fëmijëria e hershme. Kjo, natyrisht, nuk është domosdoshmërisht një gjë e mirë, pasi e kanë të vështirë të harrojnë njerëzit që i kanë lënduar, ndaj ndonjëherë mund ta kenë të vështirë t’i hedhin gjërat pas.

Përputhet me Gaforret, Akrepat dhe Peshqit

Si një shenjë e Tokës, Demi është tepër këmbëngulës dhe dëshiron stabilitet në jetë. Shenjat e ujit duket se janë partnerë idealë për Demin, pikërisht sepse i plotësojnë këto dëshira.