Kiduina Zaka, kandidate për deputete e Qarkut të Fierit, ka reaguar me një deklaratë zyrtare ditën e sotme pas akuzave të hedhura nga demokratët e Fierit. Zaka tha se lidhur me deklaratën e PD-së se pas ngjarjes ku një qytetar u arrestua se do shkëmbente votën për Berishën 500 qëndron PS, kandidatja theksoi se kjo është e ulët.
Sipas saj, PD-ja është kapur në krim elektoral, duke nënvizuar se demokratët, sipas saj, njihen kur duan të arrijnë qëllimet e tyre.
“Partia Socialiste nuk komenton asnjëherë çështje të cilat janë nën hetim nga organet e drejtësisë, por sot jemi detyruar të reagojmë për shkak të një deklarate të rreme dhe ulët të Partisë Demokratike, qarku Fier, po aq te ulët sa edhe veprimet e tyre.
Partia Demokratike përpiqet të mbulojë të vërtetën lidhur me arrestimin e një personi, i cili kërkonte të blinte vota për Partine Demokratike, duke akuzuar Policinë e Shtetit për skenarë të organizuar.
Kemi marrë dije sot nga mediat se Policia Shtetit ka njoftuar zyrtarisht se pas një kallëzimi të bërë nga një shtetas banor i bashkisë së Lushnjes, ka arrestuar Marim Lekajn, 38 vjeç, banues në Njësinë Administrative Hysgjokaj të bashkisë Lushnje, i cili i ka premtuar dhënien e një shumë parash shtetasit kallëzues, duke i kërkuar të votojë për Partinë Demokratike dhe i ka marrë atij Kartën e Identitetit.
Të kapur në krim elektoral, drejtuesit lokalë të PD Fier, përpiqen të heqin përgjegjësinë nga vetja, duke hedhur baltë mbi të tjerët, por shqiptarët e dijnë mirë se kush janë ata, që për të arritur qëllimet e tyre të mbrapshta, janë gati të vrasin edhe njerëz, siç ka ndodhur në zgjedhjet e kaluara.
Ne ju bëjmë thirrje drejtuesve lokalë dhe qendrore të Partisë Demokratike, të heqin dorë nga këto tentativa kriminale për të prishur procesin zgjedhor, pasi nuk kanë asnjë shans ta deformojnë vullnetin e popullit shqiptar.
Ne e kuptojmë qartë se të gjitha deklaratat e Bufit apo sejmenëve të tij , si dhe të gjithë veprimet e paprecedenta që po ndërmarrin, janë thjeshtë dhe vetëm për të justifikuar humbjen historike te 11 Majit, për partine e kënetës dhe partickat kioska që kanë hapur, për të çorientuar votuesit. Vota e Shqiptarëve do të jetë për të ardhmen e tyre europiane, për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian, për pasaportën europiane dhe jo për kënetën ku duan ta mbajnë bufat dhe bretkosat e vjetër e të rinj të politikës shqiptare Në të njëjtën kohë Partia Socialiste ju bën thirrje qytetarëve të Lushnjes dhe gjithë qarkut Fier, që të denoncojnë pa frikë çdo tentativë për blerje votash, apo krime te tjera elektorale.
Fushata elektorale është një moment për shpalosje programesh politike, takime me zgjedhësit, konkurrencë transparente dhe të ndershme dhe jo një arenë shpifjesh e intrigash për tu pasur zili dhe nga regjisorë telenovelash të pasditeve. Kërkojmë nga organet ligjzbatuese që të hetojnë çdo rast të shkeljes së ligjit, apo Kodit Zgjedhor në të gjithë parametrat e tij dhe garantojmë që Partia Socialiste është e totalisht e angazhuar për të performuar sipas kornizës ligjore dhe elektorale, pa dëmtuar imazhin e vendit tonë, që ndodhet tashme në procesin e shumëpritur të anëtarësimit europian.”-tha Zaka.