“Amerigo Vespucci”, e cila është nisur nga porti i Ortonës në Itali, pritet të mbërrijë në Durrës më 8 Prill. Anija e konsideruar si më e bukura në botë do të qëndrojë në qytetin bregdetar deri në 11 Prill.

Ndalesa në Durrës do të jetë e para nga dy të planifikuara jashtë vendit në turin e Mesdheut, së bashku me atë në Valetta të Maltës të planifikuar nga data 25 deri më 29 prill.

Në ceremoninë e pritjes të martën në orën 09:15 do të jetë i pranishëm edhe ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, i cili do të takojë homologun e tij shqiptar në bordin e Vespuccit më 8 prill. Pjesëmarrës do të jetë gjithashtu edhe ambasadori italian në Shqipëri Marco Alberti. Në të njëjtën ditë janë planifikuar një sërë aktivitetesh ku do të ketë edhe prezencën e kryeministrit Edi Rama.

Të mërkurën, në orën 12:00, do të mbahet edhe një konferencë për shtyp për prezantimin e Giro d’Italia 2025, një nga garat çiklistike më të famshme në Evropë, që këtë vit do të nisë Shqipëria.

Nisma e turit botëror të anijes Amerigo Vespucci dhe e turit mesdhetar lindi nga një ide e ministrit të Mbrojtjes Guido Crosetto dhe mbështetet nga Ministria e Mbrojtjes dhe 12 ministri të tjera, me qëllimin për të rrëfyer dhe ndarë përvojën ndërkombëtare të “Turit Botëror”, i cili për 20 muaj ka çuar në 30 vende të botës kulturën, historinë, inovacionin, gastronominë, shkencën, kërkimin shkencor, teknologjinë dhe industrinë që e bëjnë Italinë një vend të vlerësuar në të gjithë botën.

Anija do të jetë e hapur për t’u vizituar edhe nga qytetarët falas, më datat 9 dhe 10 prill, por vetëm duke rezervuar në faqen zyrtare www.tourvespucci.it.

Të gjitha përditësimet dhe të rejat më të fundit në turneun mesdhetar Vespucci do të komunikohen në faqen e internetit ëëë.tourvespucci.it dhe në profilet sociale Instagram, Facebook, TikTok, LinkedIn, Youtube,

Vizitat në bord do të jenë të disponueshme:

9 Prill:

Vizitat në grup: nga ora 12.30 deri në orën 14.00

Vizita individuale për ata që kanë bërë një rezervim falas në faqe: nga ora 14:00 deri në 21:00

10 Prill:

Vizitat në grup: nga ora 12.00 deri në orën 14.00

Vizita individuale për ata që kanë bërë një rezervim falas në faqe: nga ora 14:00 deri në 21:00.