Kryetari i PD, Sali Berisha është shfaqur në një takim në Durrës krah ish-prokurorit, Arjan Nodja, i shkarkuar nga KPK për lidhje me krimin e organizuar.

Ndoja iu bashkua procesit të primareve të Sali Berishës dhe ish-kryeministri e katapultoi në listat e hapura të qarkut të Durrësit për zgjedhjet e 11 majit.

Ndoja u shkarkua më 6 maj të vitit 2022 nga Komisioni i Vettingut i shkallës së parë për lidhje të shumëfishta me krimin, por edhe për pasuri të pajustifikuar.

Sipas vendimit, prokurori Ndoja kishte kontrate me të paktën 9 persona të dyshuar dhe të përfshirë në veprimtari të paligjshme.

Në vendim pasqyrohet lidhja e prokurorit Ndoja me Aleksandër Lahon, i njohur ndryshe edhe si Landi Muharremi, ‘i forti i Sukthit’, por edhe si ‘Rrumi’.

Ish-prokurori ishte objektiv edhe i një atentati në nëntor 2019 në rrethrrotullimin e Shkozetit.

Ndoja ishte me Lahon në atentatin tek rrethrrotullimi i Shkozeti, ku mbetën të plagosur Ndoja dhe Aleksandër Laho, ndërsa humbi jetën shoferi Andi Maloku.