Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish opozitën përmes një videoje në rrjete sociale, këtë herë duke inskenuar një “dialog” mes kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha me kreun e koalicionit “Nisma Shqipëria bëhet” Adriatik Lapaj dhe drejtuesin politik të Koalicionit Euroatlantik Lulzim Basha.
Në dialog, kryeministri e portretizon Lapajn si një politikan të ri, por të lidhur me të kaluarën dhe jo si përfaqësues i vërtetë e ndryshimit. Berisha shfaqet si figura që e udhëzon nga prapaskena. Ndërkohë Basha ‘fton’ Lapaj që të bëhet Euroatlantik, ndërsa përsërit retorikën e vazhdueshme se 7×7=313.
Pjesë nga biseda: