Kryeministri Edi Rama ka sjellë episodin e radhës të ‘serialit’ “Bufi&Tiku drejt ribashkimit“, duke improvizuar një dialog satirik midis tre figurave opozitare, Sali Berisha, Adriatik Lapaj dhe Lulzim Basha.
Në dialog, Berisha bisedon me Lapajn se si të ‘organizojë‘ skenarin e vjedhjes së votave nga Rama.
‘Po ti mo doktor edhe LaCivitan nga Trumpi e more për të bërë planin se si do a i vjedhë votat Rama?’, thotë Lapaj ndërsa Berisha shton: ‘Sherifin e kemi për budallenjtë si Klevisi dhe Albana me shokë! Se kur të na i vjedhë Rama votat me ta do të bëjmë revolucionin…’
Bashën nga ana tjetër e akuzon si tradhtar dhe një rast të pashpresë.
Pjesë nga biseda:
Berisha: Ja Tiku shiko mirë, kjo është “Shqipëria Madhështore”. Qumësht trëndafili ‘Made in Albania’ do bëhet aty.
Lapaj: Do bëhet do bëhet, bëhet se sbën si mos të bëhet. Po Ramës si i bëhet?
Berisha: Ja Zallherri Madhështor, mjaltë delesh Made in Albania do të bëjmë aty.
Lapaj: Do luftojmë korrupsionin doktor.
Basha: Posi more Lapaj posi, do të luftosh korrupsionin zotrote, po me kë? Me vjehrrin e pushkatuar nga Vettingu? Apo me gjithë krushqinë në listën e mbyllur?! 7×7…
Lapaj: Ore prapë ky? Flet ky për vjehërr.
Berisha: Ai është një budalla i padobishëm, ti je i dobishëm, je tjetër nivel.
Lapaj: Doktor na duhet plani për mbrojtjen e votës.
Berisha: Jo Lapaj, jo për mbrojtjen…po për vjedhjen e votës nga narkoRama!
Lapaj: Si do të bëjmë një plan që do na vjedhë Rama votat?! Apo do të më çmendësh edhe ti mua?
Basha: O Llapush, je në kurth siç më futën mua. Këto janë bashkë o pallavesh! Haha 7×7…?!
Berisha: Pusho ti tradhtar! Ti je një hiç, je një kot. Je një rast i pashpresë!
Lapaj: Po ti mo doktor edhe LaCivitan nga Trumpi e more për të bërë planin se si do a i vjedhë votat Rama?
Berisha: Sherifin e kemi për budallenjtë si Klevisi dhe Albana me shokë! Se kur të na i vjedhë Rama votat me ta do të bëjmë revolucionin…
Lapaj: Po me mua çfarë do të bëhet?
Berisha: Lapaj…Lapaj ti bëhesh…madje je bërë, ti je e ardhmja që nuk vjen kurrë. Prandaj quhet e ardhme. Eja tani të nisk vjedhjen e narkoRamës.