Chelsea po përgatitet për një lëvizje të rëndësishme në merkaton e verës. Drejtuesit e londinezëve, kanë filluar të mendojnë që tani për lëvizjet që do të bëjnë dhe një nga lojtarët në listën e dëshirave është Kenan Yildiz.

Talenti i Juventusit është një nga zbulimet e mëdha në Serie A dhe ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha, falë paraqitjeve të treguara.

19-vjeçari mund të transferohet në Premier League në merkaton e verës. Chelsea, sipas mediave angleze ka gati një ofertë prej 80 milionë Eurosh, me synim mbylljen e marrëveshjes.

Te Juventusi nuk duan ta shesin turkun, por një ofertë e madhe si ajo nga Chelsea, është e vështirë për t’u refuzuar.

Yildiz është pjesë e ekipit të parë të Juventusit nga viti 2023 dhe numëron 76 ndeshje të luajtura, me 12 gola të shënuar.