Një moment i papritur ka ndodhur gjatë ceremonisë festive të Gjestit dhe Eglit në “Big Brother VIP Albania”. Në një atmosferë dasmore me emocione dhe muzikë, vëmendjen e mori një përballje që askush nuk e kishte parashikuar.
Rozana Radi, e cila shoqëronte Gjestin gjatë hyrjes në ceremoni, u afrua dhe përshëndeti me mirësjellje Neda Ballukun, duke i zgjatur dorën dhe i tha: “Mirëmbrëma.”

Në një kthesë të qetë dhe pa tension, Neda ia zgjati dorën në kthim, ndoshta duke lënë pas debatet mes tyre.
Ky veprim u komentua jo pak në rrjetet sociale, pasi përplasjet e tyre gjatë Prime-ve dhe postimet e dikurshme kritike nga Rozana kishin krijuar përshtypjen se mes tyre nuk kishte më hapësirë për miqësi.
Megjithatë, përshëndetja tregoi se ndonjëherë edhe në reality-show, gjestet e thjeshta thonë shumë.