Teksa spektaklit po i afrohet finales, duket se Gjesti dhe Egli kanë vendosur të lënë pas tensionet dhe të gjejnë një mënyrë për të komunikuar më mirë.
Dyshja janë parë shpesh duke shkëmbyer biseda më të qeta dhe duke bërë përpjekje për të ndërtuar një marrëdhënie më të qëndrueshme.
Mbrëmjen e djeshme, gjatë një momenti të qetë në sauna, Egli vendosi të mos i fshehë më ndjenjat. Pa hezitim, ajo iu drejtua Gjestit me fjalë të sinqerta, duke i thënë se e do.
“Nuk po them që i fik ndjenjat, ndjej për ty”, tha ajo.