Një debat mes dy banorëve në ‘Big Brother Vip’ ka eskaluar në ofendime dhe deklarata të rënda. Përplasja mes Gjestit dhe Laertit, ka bërë që ky i fundit të lëshojë një deklaratë fyese ndaj besimtarëve islam.

Gjatë debatit po dikutohej situata me Jozin dhe varësen e tij me kryq, dhe në një moment Laerti thotë se Gjesti ka thënë “Allahu-Ekber”. Gjesti insiston se ai gjithmonë e thotë këtë gjë, dhe Laerti vazhdon duke thënë se këtë gjë e thonë terroristët.

“Pse the Allahu-Ekber, e di kush thotë Allahu-Ekber, ata që presin koka, çfarë je ti, terrorist je këtu, për çfarë ke ardhur ti këtu”, dëgjohet duke thënë Laerti i nervozuar.

Në lidhje me situatën një ndërhyrje pritet nga AMA (Autoriteti i Mediave Audiovizive). Vëllai i Madh ende nuk ka ndërrmarë asnjë masë ndaj banorit. Laerti ndodhet në nominim për finalistin e dytë.