Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në prezantimin e projektit të gazifikimit të Korçës, i cili do të jetësohet nga kompania nga Azerbajxhani, SOCAR.

“Është e vërtetë një shenjë kuptimplotë e një miqësie të posaçme, pasi kjo kompani ka kaq shumë projekte dhe kërkohet kudo. Gjetja e kohës dhe mundësia për të ardhur deri në Korçë me drejtuesin e kompanisë, që na bëri një shpjegim shterues dhe gjithashtu të tjerët, është një gjest kuptimplotë i një miqësie dhe partneriteti strategjik me një vend shumë mik.

Nga ana tjetër dua të jap një detaj shumë të rëndësishëm për mua, ky emërtim i bukur “Nur” është zgjedhur posaçërisht nga presidenti i Azerbajxhanit, dhe është ai që kujdeset posaçërisht për këtë projekt.

Kam qenë dëshmitar kur i ka thënë ministrit nga për projektin në Shqipëri: Nuk duam futime, e rëndësishme është të mos humbasim dhe të fitojmë qytetarët e atij vendi mik”,-tha Rama në fillim të fjalës së tij.