Arjana Kalaja, kandidate e PD-së në listën e hapur për qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 11 majit, premton shpërblime financiare për votuesit.
Ajo ka bërë diçka të pazakontë, duke filluar të shpërndajë publikisht para për ata që e votojnë, nëpërmjet një video-mesazhi që e ka postuar edhe në llogarinë personale në rrjetin social Facebook, ku hedh edhe deklaratat dhe takimet elektorale që zhvillon me PD-në dhe në krah të Sali Berishës.
Por dukshëm kjo është një shkelje e ligjit zgjedhor dhe e penalizueshme.
Kalaja nuk ka deklaruar burime e fondi dhe sipas procedurës i takon KQZ-së dhe Task-Forcës ta verifikojë nëse kjo është shkelje ligjore apo jo.
Kalaja shprehet se do të shpërndajë një mijë, 500 dhe 200 euro, për ndjekësit e saj në Facebook.
Postimi i Arjana Kalasë në FB:
“Voto 1. Voto Adriana Kalaja.
Për të vlerësuar mbështetjen tuaj, 3 ndjekës do të shpërblehen me:
1000€, 500€ dhe 200€.
Për të marrë pjesë:
1. Tag 3 miq
2. Komento: Voto 1, Voto Adriana Kalaja
3. Ndiq këtë profil
Fituesit shpallen me transparencë me 10 maj 2025”.