“HERE Technologies” ka ndërmarrë nismën për të hartëzuar pjesë të Shqipërisë në forma jashtëzakonisht të sakta dhe precize tre-dimensionale (3D), ku përfshihen të dhëna të sakta rrugore – sinjalet horizontale dhe vertikale – ndërsa përdor një automjet të pajisur me teknologjinë më të fundit. Projekti zhvillohet përgjatë muajit mars dhe prill. Makina e branduar “HERE” kap imazhe 3D në nivelin e rrugës, si dhe dyqane, stacione karburanti dhe restorante.

Informacionet do të përdoren për të krijuar harta të detajuara, dizajnuar për të mbështetur lëvizjen e automjeteve dhe shërbime të tjera të avancuara, që rrisin dhe permirësojnë sigurinë rrugore, zvogëlojnë bllokimet e trafikut dhe mundesojnë që njerëzit të levizin më lehtë në zonat urbane. Në javët e ardhshme, automjeti do udhëtojë nëpër gjithë rrugët kryesore dhe dytësore të qyteteve. Ky proces nuk ndërpret qarkullimin e rregullt të trafikut.