Dashi

Kjo është një ditë gjatë së cilës nuk do të ndiheni rehat, veçanërisht në dashuri, ku nuk do të arrini që të gjeni zgjidhjet e duhura ndaj disa problemeve. Gjithashtu ka disa çështje profesionale, të cilat nuk ju lejojnë që të ndiheni mirë, duke ju vënë në siklet.

Demi

Keni nevojë për disa siguri si në sferën sentimentale edhe në atë profesionale. Mundohuni që të jeni më optimist, pasi tashmë do të keni mundësi që të korrni fryte të mira si në dashuri edhe në punë. Por pikë së pari mbani parasysh se nuk duhet të mbeteni peng të së kaluarës

dhe gjërave që nuk duhen. Duhet të relaksoheni dhe të pushoni më shumë.

Binjakët

Parashikohen ndryshime në sferën profesionale. Bëni kujdes ndaj të gjitha çështjeve dhe marrëveshjeve që duhet të arrini. Në sferën sentimentale do të jeni në fazë rimëkëmbje, ku do të keni mundësi rikuperimi, nëse keni kaluar momente krize.

Gaforrja

Kjo ditë do të karakterizohet nga një forcë e pashtershme, e cila lejon që të përballeni dhe zgjidhni çdo lloj problemi. Do të ndiheni shumë më mirë në raport me javët e kaluara, ndaj mundohuni që të përfitoni nga ndikimi pozitiv i planetëve, për të arritur rezultatet e dëshiruara.

Luani

Ju pret një ditë nën ritmin e duhur, ku do të keni debulesë fizike. Rikuperimi do të vijë vetëm nga e premtja. Lëreni ditën të kalojë dhe mos u përfshini në polemika.

Virgjëresha

Kjo ditë do të jetë mjaft e favorshme, ndaj mundohuni që të mos ju shpëtojë asnjë mundësi. Mund të zgjidhni pakënaqësi të cilat janë të mbartura prej kohësh, ndonëse nervozizmi nuk do të mungojë.