Juristi dhe analisti Kreshnik Spahiu, gjatë intervistës për Report TV, deklaroi se KQZ duhet të reagojë lidhur me kontratën 6 milionë dollarëshe të PD me kompaninë “Continental Strategy”. Sipas tij, në vend ka pasur arrestime për krim zgjedhor edhe për vetëm 50 euro, ndaj duhet të ketë një reagim.
Sipas tij, ironike është edhe fakti që PD akuzon qeverinë për blerje votash, ndërkohë që nga ana tjetër, “blen” influencë politike me 6 milionë dollarë.

“Në asnjë rast për ata të cilët tregohen spektikë, s’do të thotë se duhet të ketë reagim brenda 20 orësh. Është qesharak fakti kur reagimet vijnë për blerje votash 50 euro, kemi parë në zgjedhjet e kaluara janë arrestuar kandidatë për 50 euro, duke i konsideruar për krim zgjedhor. S’mund të konsiderohesh krim zgjedhor blerje e një vote 50 euro dhe të konsiderosh blerjen e influencës politike 6 mln dollarë. Shqiptarët do të ndihen të fyer nëse do të dinë këtë padrejtësi. Gjithë morali i zgjedhjeve të lira do të bjerë aq më tepër nga një opozitë që akuzon qeverinë se blejnë vota, janë të korruptuar apo përdorin influencat e buxhetit të shteti. Do të thoja që KQZ duhet të reagojë edhe për një arsye tjetër se kemi rast të paprecedentë. Hesht KQZ, të gjitha partitë politike, të gjitha institucionet, ambasadat, dmth si ka mundësi të ketë konformizëm të tillë për një vend kaq të varfër sa Shqipëria. Kemi të bëjmë me një shumë të konfirmuar vetë PD ka pranuar se kontrata është reale dhe termat i janë referuar një garanti që hiqet dhe e prezantojnë si patriot. Një elektriçist smjund të kjapë 6 mln dollarë për një parti, të njëjtën ka pasur edhe Basha apo Ilir Meta. E Ilir Metës në terma financiarë është më minimale dhe përgjegjësia e tij është më e reduktuar se ajo e PD. Meta ka qenë president dhe jo kryetar i LSI. Nuk e ka firmosur por s’kishte asnjë lidhje me LSI. Kontrata e PD është më skandaloze. Ende ne nuk dimë shumë informacion. Në bazë të ligjit të financimit të partive, kemi me një financim në kundërshtim me ligjin se kalon kufijtë e parashikuar nga ligji. Nuk mundet një person elektriçist, por edhe miliarder s’mund të financojë 6 mld dollarë.”, tha ai.