Gruaja që paditi Jay-Z, duke pretenduar se ai e përdhunoi kur ajo ishte 13 vjeç, tani po merr masa ligjore për të rrëzuar padinë e tij për shpifje kundër saj. Sipas dokumenteve ligjore të depozituara të martën në Alabama, gruaja, e cila kishte paraqitur padinë e saj origjinale në mënyrë anonime (Jane Doe) po kërkon që padia e Jay-Z të hidhet poshtë, duke argumentuar se deklaratat e saj ishin pjesë e një procesi ligjor dhe për këtë arsye mbuloheshin nga privilegj ligjor.
Për më tepër, ajo pretendon se intervista e saj me NBC-në është bazuar vetëm në ankesat që ajo kishte bërë tashmë në gjykatë. Gruaja fillimisht kishte paditur Jay-Z dhe Sean “Diddy” Combs, duke pretenduar se ata e përdhunuan atë në vitin 2000 në Nju Jork. Çështja u pushua më vonë nga ajo, por Jay-Z u përgjigj duke ngritur një padi për shpifje kundër saj dhe avokatit të saj, Tony Buzbee, në Alabama, ku banon paditësi.

Me lëvizjen e saj të re, gruaja kërkon që padia e Jay-Z të pushohet në procedurë paraprake, në mënyrë që të mos rikthehet. Në të njëjtën kohë, ajo pretendon se tërheqja e saj nga çështja origjinale ishte bazuar në një marrëveshje që ishte arritur mes dy palëve, të njëjtën linjë ka ndjekur edhe Busby, i cili pretendon se ka pasur një marrëveshje që është shkelur nga artisti.
Pala e Jay-Z ka mohuar ekzistencën e ndonjë marrëveshjeje të tillë, duke i hedhur poshtë pretendimet e zgjidhjes si plotësisht të pabaza. Çështja mbetet e hapur, me palën e Jay-Z që këmbëngul në besueshmërinë e akuzave dhe ish-akuzuesin po përpiqet t’i japë një fund përfundimtar mosmarrëveshjes ligjore.