I ftuar sot në “Big Brother VIP Fan Club” ka qenë Aldo Marku. Ish-banori përfundoi rrugëtimin e tij mbrëmjen e kaluar pas një televotimi të hapur gjatë ‘Prime’-t.
Disa ditë më parë Aldo bëri deklaratën brenda shtëpisë se ai ndjente për Danjën, në një diskutim me vetë banoren ku i tha se ndjenja lind, nuk ke çfarë i bën. Sot në Fan Club ai vendosi të sqarojë gjithçka.
“6 ditë përpara se unë t’i bëja disa deklarata Danjës, kam qenë me Kellyn dhe Gertën ku ju kam thënë atyre se ndihem shumë i zhgënjyer që ajo më ka akuzuar se e kam parë çuditshëm dhe ju kam thënë që do ta pranoj se e kam parë çuditshëm dhe akoma më shumë do t’i deklarohem se kam rënë brenda me të vetëm për të parë se si do të sillet me mua për të parë nëse do ta ruajë atë standardin që kishte vendosur me G Banin ku i tha se nëse dikush ndjen për mua dhe thotë më pëlqen unë e mbaj larg”, tha Aldo.
Një pjesë e publikut ka menduar se kjo është një deklaratë e vërtetë. Aldo e hodhi poshtë këtë duke thënë se:
“Jo, jo. Doja ta provoja duke i thënë të pëlqej, më shumë akoma të dua Danjës që nuk ka shanse, është e lidhur dhe nuk do ta bëja kurrë. Por ajo nuk më mbajti një distancë të caktuar dhe fillova të ndihesha keq sepse nuk doja ta nxirrja keq duke e sulmuar për atë pikë”.
Duke marrë shkasë nga një deklaratë e Danjës në BBV ku u shpreh se nuk e di nëse Redi e pret jashtë apo jo, vetë partneri i saj ka reaguar sot në “Fan Club” duke thënë se:
“Danja është ajo vajza e cila ka arritur deri këtu prej vlerave të saj. Për këdo që përpiqet të përbaltë figurën e saj, veprat flasin më shumë se fjalët. Sikurse ka qenë e dukshme dhe në debatet që ka pasur brenda shtëpisë, ajo s’ka zgjedhur kurrë të ulë dikë, sikurse e kanë ulur atë.
Për më tepër ajo ka falur më shumë se kushdo në atë shtëpi, mendimi im gjithmonë. Jam krenar për të. Danja më ka mua, unë kam atë…
Kjo na mjafton!
Redi”