Ilda Zhulali, kandidate e Partisë Demokratike për Tiranën, ka shpërndarë një postim në Facebook në kuadër të fushatës elektorale të 11 majit. Zhulali thotë se shqetësimet që ka dëgjuar më shumë në fushatë janë “pasiguria” dhe niveli i lartë i korrupsionit.
“E keni vënë re, në Tiranë ka akoma e më pak njerëz. Shqetësimet që kam dëgjuar gjatë gjithë këtyre ditëve janë: ‘jam i pasigurt për shkollën e fëmijëve, për spitalet, për ilaçet dhe i pasigurt për atë çka ha.’

Shqetësimi i dytë lidhet me babëzinë dhe me korrupsionin. Është i paimagjinueshëm ky nivel korrupsioni. Kjo kohë do ide, guxim, lidership, njerëz të rinj!”-thotë Zhulali në postimin e saj.