Pas matjeve kombëtare në muajin Janar, Shkurt, Mars, Barometri Euronews – Albania ka zhvilluar matjen e katërt zgjedhore në nivel vendi. Metodologjia e përdorur është sërish si në matjet e mëparshme, kampion rastësor i shtresëzuar dhe madhësia e kampionit ka qenë 1600 qytetarë të pyetur në gjithë territorin e Shqipërisë, ballë për ballë.
Periudha kohore e mbledhjes së të dhënave për matjen e katërt zgjedhore të Barometrit Euronews-Albania është 10 Prill – 21 Prill 2025.

42 % e qytetarëve thonë se më i përshtatshmi për kryeministër është Edi Rama.
Pas tij me radhë 24.1% Sali Berisha, 8.6% Adriatik Lapaj, 7.6% Agron Shehaj, 2.1% Arlind Qori, 1.1% Elena Kocaqi, 1% Tom Doshi dhe 10.6% janë përgjigjur nuk e di