Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Tel Aviv të Izraelit, ku ka zhvilluar një vizitë në Qendrën Mjekësore Sheba. Me këtë qendër dhe qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza (QSUT) në Tiranë është firmosur një marrëveshje bashkëpunimi.

Gjatë vizitën në qendrën shëndetësore, Rama tha se e kishte pritur prej kohësh të shkonte atje, ndërsa vlerësojë mbështetjen e dhënë nga kjo qendër.

“Është një nder i madh dhe privilegj. Mezi po prisja të vija këtu prej shumë kohësh. Takimi u bë realitet por u bë realitet edhe takimi me mjekët dhe ekipin e spitalit Nënë Tereza. E vlerësojmë jashtëzakonisht shumë mbështetjen tuaj”, tha Rama.

Në Qendrën Mjekësore Sheba në Tel Aviv, rankuar në 8-ta në botë, po jetësohet marrëveshja e partneritetit me QSUT, duke nisur nga Onkologjiku ku tanimë ekipi i Sheba dhe ekipi shqiptar kujdesen bashkarisht, për të vazhduar me ngritjen në QSUT të qendrës së Sheba-s për inovacionin dhe inteligjencën artificiale.