Të dielën e kaluar, Xheneta Fetahu ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë me rubrikën “Trotuar”, në “E Diell”. Ajo u shpreh se nuk ishte e pranishme në studio pasi ishte pranë familjes së saj.
Moderatorja e njohur, Nevina Shtylla, i tha që thërriste vëllain e saj pasi kishte një pyetje për të. Ajo e dinte se për cilin banor të “Big Brother VIP 4” bënte tifo vëllai i Xhenetës dhe donte që t’a pyeste publikisht.
“Për kë bën tifo ti? Kush të pëlqen në “Big Brother VIP 4”, ishin pyetjet drejtuar atij.
I vëllai i Xhenetës i habiti të gjithë ku u përgjigj menjëherë duke thënë emrin e Gjestit.
“A bravo, nuk ka ndikuar hiç motra”, tha duke qeshur Nevina.
Kujtojmë se Gjesti dhe Xheneta kanë patur një histori dashurie, e cila ka zgjatur shumë pak.