Një agjent i BKH dhe forca të operacionales raportohet se janë përfshirë në një incident që burimet thonë deri në përplasje fizike me njerëz të Agron Kapllanaj në Fier.

Motivi dhe dinamika e ngjarjes është ende e paqartë përsakohë të dhënat e deritanishme janë kontradiktore

Kontaktuar nga Report Tv Kapllanaj thotë se në kompaninë e tij në Fier dy herë gjatë ditës është shfaqur në vendin e parkimit të firmës një automjet dhe se pas sinjalizimit nga punonjësit dhe kërkesës për tu larguar  personat e paidentifikuar për për ta por në dukje agjentë të Bkh dhe të policisë janë kamufluar se po filmojnë me dron pasi janë të interesuar për toka aty pranë.

Përfaqësues të kompanisë kanë kërkuar largimin,  nga prona e tyre – thotë Kapllanaj, i cili gjatë reagimit për Report Tv tha se ndodhej në Komisariatin e Policisë së Fierit.

Burime konfidenciale nga Policia thonë për Report Tv se agjentë të BKH dhe operacionales janë përplasur fizikisht këtë pasdite në ‘Lagjen 1 Maji’ me njerëz të Agron Kapllanaj si pasojë e incidentit në fabrikë.

Pavaresisht të dhënave kontradiktore për dinamikën e ngjarjes, duket se nuk ka dyshime për përfshirjen e agjentëve të BKH-së në incident. Vetë BKH nuk ka ende asnjë reagim, dhe mbeten i paqartë misioni i njerëzve të kësaj strukture në Fier, një zone me tensione të larta në këtë fushatë elektorale.

Njoftimi i Policisë

Shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, së bashku me hetuesit e BKH-së pasditen e sotme kanë qenë me shërbim në qarkun e Fierit.
 
Rreth orës 19:20, të mbrëmjes së sotme, në aksin rrugor Fier – Patos, shërbimet operacionale të Policisë dhe hetuesit e BKH-së janë goditur për shkak të detyrës nga disa persona, të cilët janë identifikuar dhe shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier për veprimeve të mëtejshme.

Të gjitha veprimet hetimore e procedurale janë duke u kryer nga Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.