Inida Gjata, ose siç njihet ndryshe me emrin e artit Zhaku, ka bërë së fundmi një rrëfim për jetën e saj në podkastin e Alketa Vejsiut. Ajo ka habitur me deklaratën teksa u shpreh se nuk do e kishte problem nëse bashkëshorti i saj gjerman, Kristian do e tradhtonte. Zhaku deklaroi se marrëdhënia e tyre nuk varet nga një akt seksual apo një moment i caktuar zjarri që mund të ketë Kristiani për dikë tjetër.

Ndërsa pranoi se vetë ka rënën pre e tundimeve, por theksoi se asnjëherë nuk mendon të shkatërrojë familjen e saj.

“Nuk do e kisha fare problem nëse Kristiani do më tradhtonte. Jam e sigurt që nuk është i tërhequr nga dikush tjetër. Por edhe nëse do të ndodhte që do ishte, do isha OK me këtë. Mendoj e marrëdhënia jonë është përtej këtyre, nuk varet nga thjesht një akt seksual apo një moment i caktuar zjarri që mund të ketë Kristiani për dikë tjetër”, tha ajo.

“Ke frikë nga tundimi, që mund të biesh në këtë grackë?, u pyet Zhaku nga Alketa Vejsiu.

“Kam herë pas here, njeri jam edhe unë, mund të ketë qëlluar që kam rënë në tundime sepse jeta është e tillë dhe të vendos para sfidave të tilla, por asnjëherë nuk mendoj se do të shkatërroja familjen për një tundim të caktuar. Nuk duhet parë si tradhti, si një mëkat i madh, sepse nuk jem në mesjetë tani që të ndihemi të kërcënuar nga turmat apo furra e druve. Po flas nga përvoja, njerëzit duhet të çlirohen pak nga këto komplekse”, u shpreh ajo.