Ambasada e SHBA në Tiranë iu ka bërë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e mashtrimeve kur aplikojnë për viza amerikane. Në një video të publikuar në rrjetin social X, ambasada thekson se duhet të shmangin konsulancat që ofrojnë shërbim në këmbim të parave.

“Mos i beso askujt që premton të të ndihmojë të marrësh një vizë amerikane në këmbim të parave. Agjencitë e vizave kanë si qëllim kryesor të fitojnë para, JO të të japin këshilla të mira. Nëse ata e plotësojnë aplikimin tënd gabim ose me informacion të rremë, TI je përgjegjës. Aplikimi yt do të refuzohet dhe çdo vizë e vlefshme mund të anulohet.

Kurseni paratë tuaja dhe shmangni mashtrimet – ne ofrojmë informacion se si ta plotësoni vetë aplikacionin tuaj falas në: https:// bit.ly/4lfcAJL #securingusborders “, thuhet në reagimin e ambasadës.