Do të flisni shumë me atë që keni në krah sot, por do ta kuptoni se nuk keni të njëjtat mendime mbi tema të caktuara. Nëse jeni beqarë, ka pak mundësi që të gjeni personin e duhur. Për sa iu përket shpenzimeve ka mundësi që të vendosni ekuilibër.

DEMI – Bëni kujdes me tendencën për të dominuar gjithçka. Në planin financiar duhet më shumë maturi. Studiojini mirë gjërat para se të merrni vendime. Bëni kujdes edhe me shëndetin.

BINJAKET – Vendosni pak rregull para se të shkoni drejt një katastrofe. Kujdes me çdo gjë që do thoni, sepse mund të lindin mosmarrëveshje të mëdha. E keni vetë në dorë pastaj për të zgjedhur metodën e joshjes. Me paratë do të keni mjaft probleme.

GAFORRJA – Më në fund do bashkëpunoni më shumë me atë që keni në krah dhe do flisni për tema të ndryshme. Tregohuni më të duruar, sepse po tentuat të krijoni një lidhje, do lëndoheni. Mos merrni vendime të rëndësishme në planin financiar.

LUANI -Një ditë e stresuar dhe shumë e lodhshme. Keni nevojë për disa pushime të vogla. Shkëputuni nga njerëzit që ju rrethojnë dhe përpiquni të gjeni një ambient të ri. Kujdes për ndonjë problem me punën.

VIRGJERESHA – Ka mundësi të keni një takim vendimtar, i cili mund t’iu sjellë lumturinë e kërkuar. Neptuni do t’iu ndihmojë të zgjidhni disa probleme me paratë. Gjithsesi shmangni shpenzimet.

PESHORJA – Mos u merrni me spiunllëqe por shikoni punët tuaja. Është mirë të mos ngatërroheni, sepse mund ta pësoni keq. Kujdes me thashethemet. Keni përreth njerëz që nuk ju duan aspak.

AKREPI – Mos u tregoni kokëfortë dhe pranojini disa gabime. Tregohuni pak më liberalë në mendimet që keni. Do keni fat, por mundohuni të mos shkëputeni nga realiteti. Me paratë nuk do të keni probleme.

SHIGJETARI -Marrëdhënia juaj në çift do bazohet te sinqeriteti sot. Secili nga partnerët do respektojë tjetrin dhe mendimet e tij. Nuk do jeni më një çift tradicional, por do tentoni të provoni edhe gjëra të reja e të veçanta.