I keni hapur ndonjëherë derën dikujt me buzëqeshje, por ai as nuk ju ka hedhur sytë? A ju ka ndodhur të falenderoni dikë dhe ai/ajo të mos reagojë aspak? Nëse përgjigja është po, atëherë e dini se si është të përballesh drejtpërdrejt me një person mosmirënjohës.
Disa njerëz thjesht nuk mund të thonë “faleminderit”, “të lutem” ose “më falni”. Për këtë, mbase, e ka fajin shenja e tyre e horoskopit.
Kush janë njerëzit më mosmirënjohës?
Binjakët
Binjakët do të shprehin mirënjohjen e tyre për një dhuratë, por kur bëhet fjalë për akte dashurie, si për shembull për të kaluar kohë së bashku (edhe nëse luten) nuk kanë ndërmend ta vlerësojnë, qoftë duke thënë “faleminderit” që pranuat ftesën.
Virgjëresha
Virgjëresha nuk është mosmirënjohëse, por mendon se të gjithë i detyrohen. Ata që i përkasin kësaj shenje besojnë se jeta u detyrohet gjithçka, prandaj mirënjohja nuk ekziston as si mendim në mendjen e tyre. Në thelb, nuk mund të vlerësojnë asgjë.
Akrepi
Akrepat i konsiderojnë të tjerët inferiorë dhe të lindur për t’u shërbyer atyre. Mirënjohja nuk zë vend në fjalorin e tyre. Puna dhe mundi juaj në asnjë rrethanë nuk do të vlerësohet, pasi ju jeni të detyruar të bëni atë që duan ata, ndonëse mund të mos e keni aspak për detyrë.