Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur sot në Kuçovë, në kuadër të turit elektoral, nuk pati asnjë reagim në lidhje me lajmin për kontratën e lobimit prej 6 milionë dollarësh, të zbuluar një ditë më parë. Berisha nuk përmendi në asnjë moment paratë e lobimit, ndërsa në fund të fjalimit deklaroi: “Rama është tmerruar se morëm avokatin e Trump.”

Kreu i PD-së, mesa duket, ka vendosur të kalojë pa koment kontratën e firmosur për lobimin në SHBA në emër të Partisë Demokratike, me qëllim heqjen e sanksioneve ndaj tij.

“Rama është i tmerruar këto 2 ditë, se PD ka marrë për avokat të votës së shqiptarëve, avokatin e presidentit Donald Trump.”-tha Berisha nga Kuçova