Paraditen e sotme mediat pranë opozitës shpërndanë lajmin se kandidati i PS në listat e Hapura të Qarkut Tiranë (bashkia Kavajë), Eldian Çepeli, ishte përfshirë në një konfkikt fizik me kryetarin e PS Kavajë.

Pas këtij lajmi ka reaguar në rrjetet siciale vetë Çepeli. Ai i hedh poshtë pretendimet duke theksuar se: “Sot disa media pranë opozitës kanë shpërndarë një lajm të rremë ku shkruajnë se unë jam përfshirë në një konflikt me kryetarin e Partisë Socialiste Kavajë.

Duke hedhur poshtë me neveri këtë shpifje të ulët që bëhet për arsye politike nga kundërshtarët, dua të sqaroj çdo qytetar të Kavajës dhe mbarë opinionin publik se: Unë nuk jam përfshirë në asnjë konflikt, fare, 0.”

Më tej ai thekson se:

Me përgjegjësi të plotë morale dhe politike dhe si qytetar i Kavajës, unë do ta vijoj këtë garë elektorale për një fitore si asnjëherë tjetër të Edi Ramës dhe Partisë Socialiste, sëbashku me strukturat e PS Kavajë.

Ne jemi një familje e madhe qytetare dhe politike dhe falenderoj çdo qytetar për mbështetjen pa rezerva!

Shpifjet e kësaj natyre tregojnë dëshpërimin e kundërshtarëve tanë në Tiranë pasi ata e dinë rezultatin e tyre fatal, por nuk na ndalin kurrësesi në rrugëtimin tonë drejt 11 Majit historik drejt Shqipërisë Europiane.

Puna në terren vijon🖐🏻🌹💪🇦🇱🤝🇪🇺.”