PD e akuzoi se i kopjoi programin, Rama ironizion: Gjëja më qesharake, a thua se bëhet fjalë për kodin e Da Vinçit
Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike se u vodhi programin elektoral të prezantuar për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Rama ironizoi duke thënë që është gjëja më qesharake në botë “a thua se bëhet fjalë për ndonjë kod atomik”.
“U kopjua Kodi i Da Vinçit, o zot o zot”, deklaroi kryeministri.