Kryeministri Edi Rama po vijon turin e takimeve elektorale në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit. Kryesocialisti ndodhet në Gjirokastër në një takim me pensionistët, i shoqëruar gjithashtu edhe nga zëvendës ministrja e ekonomisë.
Gjatë fjalës së tij, Rama tha se synojnë që pensioni minimal të jetë 200 euro, ai mesatar 400 euro dhe paga mesatare e mësuesve të jetë 1200 euro.
“Sot nuk luhet me sigurimet shoqërore sic luhej dikur, që të arrijmë të kemi një pension minimal 200 euro. Dhe të arrijmë që për të siguruarit të ketë një pension mesatar 400 euro. Kush ju thotë të tjera, ka dy arsye, kemi marrë ekspertizë nga të katërta anët.
Kjo që ne kemi përcaktuar është ambicioz, nuk është i lehtë por do bëjëm cmos ta arrijmë. Të gjitha të tjerat që ju thonë është rruga drejt humnerës, ose nuk e kanë problem humnerën sepse jeni mësuar tashmë, ose nuk dijnë çfarë flasin. Duke qenë se u prek çështja e mësuesve dua të them se nuk është problem vetëm I pagës, problem I tyre ishte I autoritetit. Ishin të rënë përtokë, oengje të politikës, halabakëve që vinin rrotull shkiollës dhe vetë nxënësve që ishin çoroditur komplet. Kur kemi nisur këtë punë ishin 5000 mësues pa arsimin përkatës. Pagën asaj kohe e kishim 370 euro, sot e kemi 1200 euro. Në Shqipërinë 2030 plani ynë është të jetë 1200 euro. “