Ergys Verdho, drejtuesi i hekurudhave shqiptare në “Money Report” në ABC Neës përveç projektit më të madh hekurudhor “Kuq e Zi” që do të lidhë Shqipërinë me Kosovë, u ndal edhe tek investimet e tjera shumë të rëndësishme hekurudjore në vend.
Sipas tij hekurudha Tiranë-Rinas-Durrës kanë përfunduar përafërsisht 90% të punimeve, ndërkohë që në gjysmën e parë të vitit 2026 pritet të jetë gati bashkë me përfundimin e fazës së testimit.
“Hekurudha Tiranë-Rinas-Durrës praktikisht jemi në 90% të punimeve. I gjithë trupi hekurudhor është përfunduar deri në Tiranë. Kemi nisur për shtrimin e gjithë transhesë së hekurt nga Kashari në Rinas. Javën e kaluar kemi nënshkruar kontratën e marrëveshjeve për nënstacionet hekurudhore, i cili ishte një komponent i lënë pas dore shumë kohë më përpara. Ajo kaloi procedurën e projektit, të tenderimit dhe të negocimit, kemi një kontratë të lidhur gjatë kësaj jave që po flasim për punimet. Pastaj ne kemi marrëdhënie të ngushta për kalimin në një fazë të dytë, që është faza e tenderimit. Në vitin 2025 do të kemi një përfundim të punimeve në 90%, duke përfshirë dhe të gjithë komponentët e tjerë që po flasim. Gjysmën e dytë të vitit 2026 kjo do të jetë e përfunduar si linjë bashkë me fazën e testimit.”
Ergys Verdho foli dhe për hekurudhën Durrës-Rrogozhinë dhe Hani i Hotit, ku tha se është në fazën e parë të tenderimit dhe për dy javë pritet të kalojë në fazën e dytë.
“Vorë-Hani i Hotit është në vlerësimin e parë të tenderit, për dy javë ne kalojmë në një fazë të dytë, e cila mund të rihapet dhe të merret një vlerë e caktuar se sa do të kushtojë kjo hekurudhë nga operatori i cili do të kontrollojë punimet dhe në tetor do të kemi një lidhje kontrate.”