Në takimin me të rinjtë e njësive 1, 2 dhe 3, Rama ka ironizuar edhe sloganin e koalicionit “PD- Aleanca për Shqipërinë Madhështore”. Ai e cilësoi qesharak sloganin “Do ta bëjmë Shqipërinë Madhështore”, ndërsa shtoi se PS vendin do ta bëjë anëtare të BE.
Duke iu drejtuar të rinjve që votojnë për herë të parë këtë vit, kreu i PS-së tha se “kanë lindur me këmishë” pasi votimi i parë i tyre do të jetë takim me historinë.
“Po mund të jetë normale një alternative që nuk ka fare turp të thotë do bëjmë Shqipërinë madhështore? Ju duket normale ju?! Ca do bëjnë madhështore. Shqipërinë nuk e bëjmë madhështore sepse dukemi shumë qesharak kur e themi. Ne Shqipërinë do ta bëjmë anëtarë të BE-së, kaq. Pastaj gjëja bëhet edhe me qesharake. Shkojnë në Peqin thonë do ta bëjmë Peqinin madhështor, e kështu me radhë. Histori komplet qesharake. Ne na duhet të jemi të bashkuar, të shohim drejt dhe të mbyllim negociatat e anëtarësimit. Ju keni lindur me këmishë se votimin e parë e keni takim me historinë, merrni dhe një pasaportë.”, tha Rama.