Kryesocialisti Edi Rama ka folur ditën e sotme në takimin e socialistët e Skraparit në kuadër të zgjedhjeve dhe 11 Majit. Rama ka sjellë në vëmendje sërish demokratin Ilir Vrenozi duke ironizuar partinë e drejtuar nga Sali Berisha, ku i tha skrapalinjve që salla u ekzaltua kur bëheshin aluzione erotike për vetë atë.

“Nuk të detyron njëri të pëlqesh Edi Ramën ti mund të pëlqesh Ilir Vrenozin, që është lideri i vërtetë. E patë apo jo? Po kur thosha unë, talleshit ju. Por në fakt ai është njishi i vërtetë i Partisë Demokratike. Fjalët e tij në sallë në Korçë janë programi I vërtet I Partisë Demokratike. Ai është programi, ajo është fryma. E patë sesi u ekzaltua gjithë salla kur ai bënte aluzione erotike për mua. Se këneta e ka shumë thellë kompleksin e inferioritetit.Edhe të diskutosh mes Partisë Socialiste dhe Ilir Vrenozit është si të diskutosh në Mars të 1992, midis PD-së dhe Partisë Komuniste të Hysni Milloshit.”-tha Rama.