Kryesocialisti Edi Rama e nisi takimin me socialistët e Skraparit duke thënë se do fillojë nisjen e punimeve për rrugën Berat-Skrapar, një investim që do ta lidhë për vetëm 30 minuta qytetin e Beratit me kanionet Skraparit.
Sipas Ramës, projekti synon zhvillimin e turizmit , duke e lidhur Beratin me Përmetin dhe më pas me Janinën dhe Tiranën.

Sipas tij me nisjen e punimeve, do të rritet vlera e tokave dhe pasurive përgjatë aksit. Më pas ai tha se shumë herë ia kishin kërkuar ta bënte një premtim për rrugën, por nuk mund ta bënte pa qenë gati.
“Në mandatin e 4 ka ardhur dhe koha e rrugës Berat-Skrapar, e cila ne synojmë që ne ta bëjëm lidhjen që sot është e vështirë. Se nuk është fortë e lehtë ta bëjëm për 30 minuta Beratin me Skraparin dhe njëkohësisht të bëjmë lidhjen e Beratit me Përmetin. Edhe kështu ju këtu me kanione të keni një destinacion turistik të Shqipërisë Edhe pastaj e zgjidhni vete sesi doni për dy orë në Janinë për dy orë në Tiranë. Jam I bindur se me të gjitha zhvillimet e turizmit. Me fillimin e punës për rrugën e re do të shtohen vlerat e tokave dhe pasurive. Disa nga ju këtu më thoshin, premto rrugën, premto rrugën, por I thosha nuk e premtoj se po e premtova këta sta falin. Pastaj thashë ai ka Ju skrapalinjtë jeni shumë fare, ju gjen nga të gjitha anët e botës. Kështu që nuk është një premtim kjo është pjesë e programit tanë.”-tha Rama.