Kreu i Partisë Socialiste është ndalur në Petrelë për të komentuar skandalin e publikuar ditë më parë lidhur me kontratën 6 milionë dollarëshe për të lobuar në SHBA për të hequr sanksionin ‘Non Grata’ të vendosur për Sali Berishën.

Ai tha se këta ‘patriotët’ që kanë paguar 6 milionë dollarë për të ndihmuar Berishën, ngjajnë me baxhanakët dhe vierat e atyre gjyqtarëve që, kur donin të kalonin vetingun, thoshin se paratë ia kishin dhënë familjarët.

“Është një raport që duhet ta vazhdojmë për të përmirësuar. Është shumë e rëndësishme që të kuptojmë se çdo investim që bëhet në zonat urbane në qendër ndikon edhe në periferinë e qytetit. Çdo investim në organizimin e qytetit ka ndikim dhe këtu. Para se të bëj një renditje të arritjeve, dua të flas për diçka që ka ndodhur dje dhe sot.

Dje, shqiptarët panë një kontratë të pabesueshme me një grup magjistarësh amerikanë, siç i quajnë ata. 6 milionë dollarë janë deklaruar si pagesë nga ana e kënetës për të pastruar damkën nga balli i bufit të kënetës dhe ndërkohë është thënë se kjo kontratë është një kontratë që financohet nga disa patriotë.

Flitet për patriotë, dhe kjo më kujton vierët dhe baxhanakët e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar që më kujtojnë se ata ikën kur kaluan vetingun. Njësoj si patriotë, por edhe sikur të ekzistonin, se kjo të kujton edhe Lulin që e vunë përpara për 500 mijë dollarë dhe 6 milionë dollarë. Për ligjin e Shqipërisë, kjo është një shkelje flagrante. Nuk ishte aq e thjeshtë saç u bë, që gjoja këtu ka një komplot, se SHBA u ngrit dhe e damkosi, se unë dhe Sorosi bëmë një konspiracion për të goditur bufin. Edhe kur ndërruam administratën, gjithçka do të rregullohej dhe ky buf do të dilte si pëllumb.”-tha Rama.