Kryesocialisti Edi Rama ka prezantuar pasditen e sotme programin e Partisë e Socialiste për sportin në kuadër të agjendës ‘Shqipëria 2030’. Rama solli në vëmendje investimet që lidhen me gradat e ish-kampionëve olimpik, që sipas tij nuk janë më të papunë dhe të pa shpërblyer si në të shkuarën.
Nga ana tjetër Rama tha se po punojnë për të rritur investimet që lidhen me federatat sportive, që sipas tij janë ende jo në pritshmërinë e qeverisë.
‘Atletika është sport kyç, ku shpresoj shumë që të gjejmë një mënyrë që të mbështesim federatën të atletikës që të hyjë në shkolla. Edhe në fund jam shumë i lehtësuar që ne e kemi zgjidhur problemin e kampionëve, ku nuk kemi më kampion që enden rrugëve. Kemi ndërtuar sistemin e gradave, në Forcat tona të Armatosura që i vlerëson kampionët dhe ju jep një prespektivë jete të qartë dhe i kthen në asete që i shërbejnë sportit dhe i shërbejnë vendit, si shembuj në forcat e armatosura, qoftë si mentor, qoftë si këshilltarë apo si trajner. Përtej kësaj është shumë e qartë që buxheti për komitetin, që ka marrë një pozicion shumë të nderuar përtej për pritshmërive, është i pamjaftueshëm. Kështu ne vitin e ardhshëm do ta fillojmë me një rritje të buxhetit të komitetit. Edhe mendoj që ka ardhur koha që të ulemi me seriozitet që të mbyllim ligjin e sponsorizimeve.’-përfundoi Rama.